• e martë, 13 gusht 2024

Durant do të bëhet aksionar i PSZH-së

Durant do të bëhet aksionar i PSZH-së

Paris, 13 gusht 2024 (MIA) - Basketbollisti i Feniks sans dhe lojtari i kombëtares amerikane Kevin Durant, do të bëhet aksionar pakicë i Pari Sen-Zhermenit.

Siç raporton “L’Equipe”, Durant do të participojë te klubi parisien për disa milionë euro.

Më 6 gusht, ai vizitoi kampusin e PSZH-së. Basketbollisti është një tifoz i parisienëve dhe mik i mirë me pronarin e tij Naser Al-Kelaifi.

Më 11 gusht, Durant u bë kampioni i parë olimpik i katërfishtë në sportet ekipore.

Më 10 gusht amerikanët e mundën Francën (98:87) në finalen e Olimpiadës të vitit 2024, 

Durant më parë fitoi medaljen e artë olimpike me ekipin e SHBA-së në vitet 2012, 2016 dhe 2020. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR