• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Duka para shortit për Euro 2024: Dëshirojmë ta fitojmë Serbinë, me respekt për çdo kundërshtar

Duka para shortit për Euro 2024: Dëshirojmë ta fitojmë Serbinë, me respekt për çdo kundërshtar

 Tiranë, 30 nëntor 2023 (MIA)  -  Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, për News24, dy ditë para shortit të Euro2024, nuk ka hezituar t'i shprehë dëshirat e tij, në këtë rast duke dëshiruar ta tërheqin Serbinë.

 "Më ka bërë shumë përshtypje deklarata e kryetarit të Federatës Serbe, Dragan Xhajiq, i cili deklaroi se "mos e dhashtë Zoti të na bjerë Shqipëria". Po, ai e njohu forcën e Shqipërisë gjatë këtij edicioni dhe nuk dëshiron të përballet me të. Por, thashë, nga vazoja jonë, me këdo që të përballet Serbia do të jetë e vështirë, ato janë reprezentacione të forta. Nuk besoj se kishte të drejtë kur tha: mos e dhashtë Zoti të na bjerë Shqipëria", thotë Duka.

 Njeriu i parë i futbollit shqiptar foli me bindje se Shqipëria mund të kalojë fazën e grupeve, ndërsa njëkohësisht  zbuloi se janë gati të rinovojnë narrëveshjen me trajnerin Silvinjo.

I pyetur nëse druan se "historia e dronit mund të përsëritet, sepse ka shprehur dëshirë për ta pasur Serbinë në grup", ai me përgjigje "flas për marrëdhënie sportive, gjithmonë flas për sport". 

 "Të gjitha ekipet  meritojnë respekt, me shumë histori, me një nivel shumë të lartë. Atëherë  nuk po flas për gjëra të tjera që mund të ndodhin jashtë fushës. Kam besim te tifozët tanë, ata do të jenë shembull, ashtu siç ishin në Francë. Tre paraqitjet që i pati kombëtarja jonë atje, tifozët merituan vlerësim maksimal. Ishte një përfitim për mua si shqiptar, për të gjithë ne si shqiptarë, ku mediat shkruanin: Shqiptarë, jeni të mirëseardhur në Francë" deklaroi ai.

 Thekson  se të njëjtën  duhet ta bëjnë edhe në Gjermani.

"Nuk  shkojmë në luftë në Gjermani. Luftë kundër kujt? Me sportivitet dhe me respekt do të luftojmë çdo kundërshtar që e kemi", porositi Duka.

 

 

 


Фото: принтскин

QËNDRONI TË LIDHUR