• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Duhet ta kthejmë besimin në gjyqësor dhe drejtësia të sundojë në të gjithë Maqedoninë, tha Mickoski

Duhet ta kthejmë besimin në gjyqësor dhe drejtësia të sundojë në të gjithë Maqedoninë, tha Mickoski

Kërçovë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Aksioni policor në Këshillin Gjyqësor është me qëllim për vërtetimin e dyshimit për falsifikimin e procesverbaleve, përmes të cilave është manipuluar vullneti dhe mendimi i anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga ana e individëve, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski duke shtuar se pret që kjo shumë shpejt të pastrohet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e fabrikës së baterive elektronike për automjetet e kompanisë belge "Avesta Battery and Energy Engineering" në ZZHTI Kërçovë, ai tha se në Këshillin gjyqësor ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorime të mëdha të cilat janë bërë në periudhën e kaluar.

Rikujtoi se edhe besimi tek qytetarët në sistemin gjyqësor-prokurorial në vendin tonë është rreth dy për qind, duke shtuar madje se drejtësia është e ngadaltë, por gradualisht vjen dhe do të arrijë.

"Duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve, drejtësia duhet të sundojë në të gjithë territorin e Maqedonisë, në të gjitha këto 26 mijë kilometra katrorë, kështu që duhet të jemi shtet juridik, nëse duam të ecim përpara dhe të zhvillohemi siç duhet. Kjo vlen për të gjithë dhe për ata më herët, por edhe për ata që ende mendojnë se do ta mashtrojnë drejtësinë në një mënyrë të lehtë", tha Mickoski. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR