• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Duda: Polonia është e gatshme të mbrojë partnerët e saj të NATO-s në çdo moment

Duda: Polonia është e gatshme të mbrojë partnerët e saj të NATO-s në çdo moment

Varshavë, 5 mars 2024 (MIA) - Polonia është e gatshme të mbrojë partnerët e saj të NATO-s në çdo moment, deklaroi sot presidenti polak Andzhej Duda, duke vëzhguar një pjesë të stërvitjeve më të mëdha të Aleancës që nga Lufta e Ftohtë.

Me pjesëmarrjen e 90.000 ushtarëve, stërvitjet "Mbrojtësi i palëkundur" janë një shfaqje e forcës për NATO-n, ndërsa vendet në krahun lindor të saj rrisin shpenzimet e mbrojtjes përballë ofensivës së Rusisë në Ukrainë.

Pjesa polake e stërvitjeve e quajtur "Dragon 24", përfshinte ushtarë që kalonin lumin Visla, ndërsa më pas nisje për në kalimin deri në 300 km të largët të Suvalkit, një rrip toke që ndodhet midis Kaliningradit dhe Bjellorusisë.

“Këto janë stërvitjet tona të përbashkëta që forcojnë sigurinë e gjithë krahut lindor të NATO-s. Polonia është e gatshme të zbatojë detyrimet tona të mbrojtjes kolektive në çdo kohë”, tha Duda gjatë fjalimit të përbashkët me presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

Duda tha se stërvitja demonstroi gatishmëri për të mbrojtur territorin e NATO-s, duke përfshirë Poloninë, Lituaninë dhe shtetet baltike.

Stërvitjet e sotme përfshinin kalimin e lumit Visla me tanke dhe mjete të blinduara nga vende të ndryshme të NATO-s, pikë e cila është 340 metra e gjerë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR