• e shtunë, 23 nëntor 2024

Drejtoria e Doganave: Parandalohet përpjekja për kontrabandën e kokainës, cigareve, produkteve oftalmologjike, rrobave dhe eksportimi i paligjshëm i devizave

Drejtoria e Doganave: Parandalohet përpjekja për kontrabandën e kokainës, cigareve, produkteve oftalmologjike, rrobave dhe eksportimi i paligjshëm i devizave

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, doganierët në pikat kufitare dhe ekipet mobile të Departamentit për Punë Operative, Sektorit për Kontroll dhe Hetime, kanë parandaluar tentativa për kontrabandë  të kokainës, cigareve, produkteve oftalmologjike, rroba dhe mallra të tjera, si dhe është parandaluar eksportimi i paligjshëm i devizëve, njoftoi Drejtoria e Doganave.

Gjatë kontrollit të mallit, dedikuar për një importues nga Gostivari, i regjistruar për import doganor, janë zbuluar produkte të cilat nuk ishin të përfshira në dokumentet doganore. 

"Parandalohet tentativa për kontrabandë të rreth dy kilogramëve kokainë, të cilën një shtetas nga Brazili tentoi ta kontrabandojë përmes komunikacionit ajror dhe ta fuste ilegalisht në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Droga u gjet gjatë kontrollit të personit dhe brenda njërës nga dy valixhet që mbante shtetasi brazilian. Kontrolli është kryer nga ekipi mobil me një qen doganor në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim ilegal të drogës, armëve dhe substancave të rrezikshme, SPB Shkup – Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe lëndë të rrezikshme, SPB Shkup - Njësiti për tregti ilegale dhe Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare "Aeroporti Ndërkombëtar - Shkup". Droga është konfiskuar, ndërsa kundër katër personave të përfshirë në organizimin dhe transportin e rreth dy kilogramëve kokainë, SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit", bëhet e ditur në kumtesë.

Nga Drejtoria e Doganave informojnë se janë parandaluar tentativa për kontrabandën e 85 pakove cigare, pas kontrolleve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Mexhitli.

"Gjatë daljes nga shteti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, doganierët parandaluan kontrabandën e 60 pako të cigareve, të cilat një shtetas kosovar ka dashur t'i nxjerrë ilegalisht nga vendi dhe t'i sjellë ilegalisht në Londër me rrugë ajrore. Paketat e cigareve janë zbuluar gjatë kontrollit të bagazhit të pasagjerit. Cigaret janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa ndaj pasagjerit është nisur procedimi për kundërvajtje", thonë nga Drejtoria e Doganave.

Nga aty sqarojnë se 19 pako cigare pa pulla akcize janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Maqedonisë së Veriuti drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruara të gjetura nën krevatin në kabinën e kamionit janë ndalur përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të fillojë procedimi penal.

"Gjashtë pako cigare pa pulla akcize janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut, i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Mexhitli. Cigaret e padeklaruara, janë gjetur në thasët e vendosura në kabinë, në pjesët ndarëse të jashtme të rimorkios, të njëjtat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të ketë procedimi penal", bëhet e ditur në kumtesë.

Doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë penguar eksportin ilegal të devizave. Devizat janë zbuluar gjatë kontrollit të tre pasagjerëve, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët udhëtonin me vetura. Gjatë kontrollit në çantën e njërit prej pasagjerëve, si dhe në xhepin e pantallonave të shoferit, u gjetën 10.990 euro, 3.200 dollarë amerikanë dhe 500 franga zvicerane të padeklaruara, për të cilat pasagjerët nuk kishin as dokument të origjinës. Në bazë të Ligjit për punë devizore, personave u janë kthyer mjete në vlerë prej 2000 euro, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur. Për veprën e kryer në valutë është iniciuar procedurë kundërvajtëse.

"Një ekip mobil parandaloi një përpjekje për të kontrabanduar produkte oftalmologjike, duke përfshirë 16 pako thjerrza, 48 pako me solucion dezinfektues të thjerrëzave 360 ​​ml dhe 137 pjesë për sharrë elektrike me zinxhir. Produktet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të mallit të dedikuar për importues nga Gostivari, i deklaruar për import në njësinë doganore të Tetovës. Produktet të cilat nuk mbuloheshin nga dokumentet doganore janë konfiskuar dhe ndaj importuesit do të fillojë procedimi penal", thonë nga Drejtoria e Doganave. 

Nga aty informojnë se 55 palë veshje janë zbuluar gjatë kontrollit të një veture me targa të Maqedonisë së Veriut,  drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut, i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Mexhitli. Produktet e padeklaruara, janë gjetur në 4 valixhe dhe çanta të vendosura në bagazhin e automjetit, janë konfiskuar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të nis procedimi penal.

"Gjithsej 228 palë këpucë për femra janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Serbisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut, i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në hapësirën e ngarkesës së kamionit, i cili ishte i ngarkuar me mall të dedikuar për një kompani nga Serbia, përveç mallit të deklaruar, janë zbuluar edhe 19 kuti këpucë për femra të cilat nuk mbuloheshin me dokumentet doganore. Ata janë sekuestruar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është nisur procedimi për kundërvajtje. Gjithsej 289 produkte të ndryshme si ora, çanta, këpucë, parfume dhe kozmetikë, disa prej të cilave me firma të markave të njohura të modës, janë zbuluar gjatë kontrollit të një veture me targa çeke, e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut , i regjistruar në hyrje në vendkalimin kufitar Tabanovc. Produktet e padeklaruara janë gjetur në disa çanta të mëdhaja të vendosura në bagazh dhe në sediljen e pasme. Produktet janë sekuestruar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të nis procedimi përkatës", bëhet e ditur në kumtesë.

Nga Drejtoria e Doganave informojnë se 498 litra vaj ulliri, 30 shishe verë 750 ml dhe 450 veshje për femra janë zbuluar gjatë kontrollit të furgonit të pasagjerëve me targa gjermane, i drejtuar nga shtetas gjerman në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklaruara, janë gjetur në disa kuti kartoni të vendosura në bagazh dhe në brendësi të automjetit, të njejtat janë konfiskuar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të nis procedimi përkatës.

Dogana ka konfiskuar 71 pompa uji për vetura janë zbuluar gjatë kontrollit të veturës me targa kroate, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i regjistruar për të hyrë në vend në vendkalimin kufitar të autostradës Tabanovcë. Produktet e gjetura në një kuti,të vendosur në bagazhin e automjetit dhe në një çantë në sediljen e pasme janë konfiskuar, ndërsa kundër drejtuesit të mjetit do të fillojë procedimi penal. fc/

Fotografia: Drejtoria e Doganave

 

QËNDRONI TË LIDHUR