• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtori i ri ekzekutiv i Mançester Junajted vendos për fatin e Ten Hagut

Drejtori i ri ekzekutiv i Mançester Junajted vendos për fatin e Ten Hagut

Mançester, 25 mars 2024 (MIA) - Drejtori i ri ekzekutiv i Mançester Junajted, Omar Berada do të vendos për ardhmërinë e Erik ten Hag, shkruan "Dejli Meil".

Pritet që Berada t'i ndërmarrë detyrat e veta në "Old Traford" pas përfundimit të fushatës aktuale dhe pritet të marrë vendim për postin trajner kryesor në ditët e para të mandatit të tij.

Para disa ditëve është paraqitur informatë se "djajtë e kuq" tanimë po ndjekin disa trajnerë, nëse vjen deri te ndarja me holandezin.

Opsionet i përfshijnë ish menaxherin e Çellsit dhe Brajtonit, Gream Poter, trajnerin aktual të Brajtonit, Roberto De Zerbi, si dhe menaxherin e Brentfordit, Tomas Frenk.

Në listë janë edhe trajneri i Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel, i cili do të largohet në fund të sezonit, si dhe ish trajneri i Volverhemptonit, Hulen Lopetegi.

Këtë listë e rrumbullaksojnë legjenda e Juventusit dhe Real Madridit, Zinedin Zidan, tranjeri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim dhe seleksionuesi i Gjermanisë, Julian Nagellsman, shkruan edicioni. bsh/ 

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR