• e enjte, 26 dhjetor 2024

DPHM paralajmëron shira të rrëmbyeshëm, bubullima lokale dhe erë të përforcuar

DPHM paralajmëron shira të rrëmbyeshëm, bubullima lokale dhe erë të përforcuar

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në disa vende erë e përforcuar nga drejtimi jugor, mbi 60 kilometra në orë, njofton DPHM.

Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore. Reshjet do të vazhdojnë gjatë orëve të natës dhe ditën e shtunë ku do të jenë më të dendura, në disa vende madje mbi 30 litra metër katror, ​​ndërsa vende- vende do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima.

Të dielën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa reshje lokale priten pasdite në pjesët perëndimore.

Temperaturat relativisht do të mbesin të larta. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR