DPHM: Nëntor i ftohtë dhe mesatarisht me shi
- Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, muaji nëntor i këtij viti karakterizohet si i ftohtë dhe mesatar për sa i përket reshjeve, me përjashtim të pjesës jugperëndimore ku muaji është i thatë, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare, bëri të ditur DPHM.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:58, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, muaji nëntor i këtij viti karakterizohet si i ftohtë dhe mesatar për sa i përket reshjeve, me përjashtim të pjesës jugperëndimore ku muaji është i thatë, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare, bëri të ditur DPHM.
Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 2.2 gradë Celsius në Lazaropole deri në 8.6 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të nëntorit për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e nëntorit të këtij viti ishte 1.0 gradë më e ulët në mbarë vendin.
Temperatura më e lartë maksimale është matur më 1 nëntor në Gjevgjeli dhe ka qenë 23.3 gradë. Temperatura më e ulët minimale prej -10.1 gradë gjatë muajit është matur në Berovë më 24 nëntor. Në fillim të muajit temperaturat mesatare ditore ishin më të larta se 10 gradë, por në datën 5 zbritën nën 8.0 gradë.
Në nëntor, sasia mujore e reshjeve në vend varion nga 23.3 mm në Zajçev Rid të Shkupit deri në 132.4 mm në Mavrovë.
Reshjet kanë qenë në dekadën e dytë dhe të tretë të muajit dhe kanë qenë nga shiu. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 58.6 mm është regjistruar në Lazaropole në datën 21 të muajit. Më 22 nëntor, sipas të dhënave nga Shtipi (29m/sek ose 104km/h nga drejtimi juglindor) është regjistruar stuhi e fortë, por edhe në pika të tjera matëse në vend.
Krahasuar me mesataren për periudhën shumëvjeçare të nëntorit (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve mujore ka qenë 41% nën mesataren në nivel të shtetit.
Foto: MIA