• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Dominim kenian në Maratonën e Shkupit, Kipllagat dhe Matebo më të shpejtë

Dominim kenian në Maratonën e Shkupit, Kipllagat dhe Matebo më të shpejtë

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Viktor Kipllagat nga Kenia fitoi sot në Maratonën e Shkupit, para bashkëkombësit të tij Çeriot Laban, përderisa i treti në këtë cak kaloi atleti maqedonas Dario Ivanovski. 

Kipllagat në shtegun e gjatë 42 kilometra vrapoi në kohën prej 2:15:09 dhe në stil dominues e fitoi edicionin e 19-të të Maratonës së Shkupit. 

I dyti në cak kaloi bashkëkombësi i tij Laban me kohë 2:16:03, përderisa vendin e tretë e fitoi rekorderi maqedonas në maratonë Dario Ivanovski me kohë  2:19:08.

Në konkurencën e femrave fitoi Rut Matebo nga Kenia me kohë 2:8,48. Në garën gjysmëmaratonë në gjatësi prej 21 kilometrave më të shpejtë ishin Adriana Pop Arsova në konkurencë të femrave dhe Ben Felton nga Britania e Madhe në konkurencë të meshkujve. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR