• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dita e dytë e debatit të komisionit rreth Propozim-buxhetin për vitin 2024, debati vazhdon në ora 16

Dita e dytë e debatit të komisionit rreth Propozim-buxhetin për vitin 2024, debati vazhdon në ora 16

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvndit për financim dhe buxhet sot për të dytën ditë me radhë mban debat të përgjithshëm rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti i përgjithshëm është i projektuar në vlerë të përgjithshme prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 përqindëve të BPV-së, ndërsa parashikohet rritje e ekonomisë prej 3.7 për qind.

Për deputetët e opozitës propozim-buxheti është recetë për krijimin e burxheve, ndërsa për ata nga pushteti është zhvillimor dhe ka për qëllim transforimimin ekonomik të shtetit dhe përmirësimin e kushteve për jetesë të qytetarëve.

Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja theksoi se ky Propozim-buxhet nuk e meriton mbështetjen e partisë së tij dhe shtoi se nuk është plan për zhvillim, por recetë për krijimin e borxheve dhe se do të paraqesë edhe një vit të humbur për qytetarët dhe për ekonominë.

"Ky para nesh nuk është buxhet, por çek i hapur për shpenzim, i cili do të mbetet i shkretë. Në vend të masave konkrete për mbështetje financiare të kompanive, kemi edhe një buxhet "laboratorik" pa ambicje, ndërsa ky pushtet vazhdon të ecë përpara në drejtim ekonomik të gabuar", tha Bytyqi.

Në këtë buxhet, shtoi, nuk ka plan për rritje të produktivitetit dhe konkurrencës së industrisë maqedonase, nuk ka mjete të parashikuara për modernizim teknologjik dhe inovacione.

Për rritjen e planifikuar të BPV-së prej 3,7 për qind tha se kemi mosdakordim me Bankën Botërore e cila vlerëson se do të ketë rritje prej 2,5 për qind, ndërsa edhe me Bankën Popullore, e cila pret ritje të BPV-së prej 3,3 për qind.

Në replikë, zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski theksoi se planifilkojnë rritje prej 3,7 për qind dhe në bazë të fakteve dhe theksoi se rritja e pagesës në Buxhetin e këtij viti, në disa zëra përmes, siç tha, punës efikase të institucioneve, ndërsa jo me vendosje të të dhënave të reja dhe tatimeve. Faktura digjitale që do të vendoset nga viti i ardhshëm, siç tha, do të ndihmojë në pjesën e anës së të ardhurave që të vendoset rend dhe të mos ketë më faktura "shënp, shlyej".

Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE tha se për dallim nga koha e LSDM-së dhe BDI-së, Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE për vetëm disa muaj ka rritje reale të të hyrave nga tatimet dhe doganat që është e projektuar që të kalojë edhe vitin e kaluar.

Amendamentet e opozitës tha se nuk janë kujdes i vërtetë për qytetarët.

Musa Xhaferi nga BDI-ja ka kërkuar që mjetet nga Buxheti të shpërndahen në mënyrë të barabartë gjithandej për të mundësuar zhvillim në komunat më pak të zhvilluara. Gjatë shpërndarjes, siç tha ai, nuk duhet të ketë diskriminim ekonomik dhe rajonal.

Diskutimi i komisionit për Propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 nëntori, pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për Propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente, 204 prej të cilave nga LSDM-ja opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR