• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ditë e hapur e DMSH-së në parkun e qytetit në Shkup, fëmijët përmes lojës mësojnë për mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë

Ditë e hapur e DMSH-së në parkun e qytetit në Shkup, fëmijët përmes lojës mësojnë për mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë

Shkup, 29 tetor 2023 (MIA) - Nëpërmjet lojërave tematike dhe ushtrimeve demonstruese, sot në ngjarjen nën moton “Përballu me sfidat përmes lojës” që mbahet në Parkun e Qytetit në Shkup, fëmijët kanë mundësinë të njihen nga afër me të gjitha segmentet e mbrojtjes dhe të ndihmës nga fatkeqësitë.

Ngjarja është pjesë e ditës së hapur që organizohet dy herë në vit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në kuadër të kompetencave të saj. Është organizuar nga DMSH me mbështetjen e kompanisë Premium sejfti solushën dhe me pjesëmarrjen e Shoqërisë së zjarrfikësve vullnetarë "Bajram Miftari" nga Çairi dhe Shoqërisë së zjarrfikësve vullnetarë "Shën Nikoll".

Udhëheqësja e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Maja Timovska, theksoi se aktivitetet parandaluese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët që të dinë të mbrohen nga fatkeqësitë.

"Aktivitetet parandaluese janë jashtëzakonisht të rëndësishme që qytetarët të dinë se çfarë të bëjnë në rast fatkeqësie, si të veprojmë kur kemi zjarr, çfarë duhet të bëjmë, çfarë drejtimesh na jepen në rast tërmeti dhe çfarë duhet të bëjmë në rast të vërshimeve, theksoi Timovska.

Disa nga lojërat në të cilat fëmijët do të kenë mundësinë të marrin pjesë janë shuarja e zjarrit me pistoleta, mbështjellja e zorrës së zjarrit - kush do ta mbledhë i pari zorrën, tërheqja e një litari, kërcimi me litar, rrotullimi i një hula dhe shumë të tjera. 

Shpërndahen fletushka, materiale praktike familjare për qytetarët. Çdo fëmijë që merr pjesë në lojë do të marrë një helmet dhe një jelek dhe në fund do të marrë çmim një auotomjet zjarrfikës ose ndonjë lodër tjetër. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR