• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Disa ushtarë izraelitë janë plagosur pas një sulmi me dron të Hezbollahut

Disa ushtarë izraelitë janë plagosur pas një sulmi me dron të Hezbollahut

 Tel Aviv, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Disa ushtarë izraelitë janë lënduar pas një sulmi me dron të dërguar nga lëvizja shiite libaneze Hezbollah në territorin izraelit, raportojnë mediat franceze.

 Dy ushtarë izraelitë janë plagosur rëndë në sulmin, i cili ka ardhur nga Libani jugor. Lëndime më të lehta kanë marë një numër i caktuar i ushtarëve të tjerë, bëri të ditur armata izraelite.

 Mburoja izrelite kundër raketave, gjithashtu, rrëzoi dy caqe të dyshuara ajrore që vinin nga Libani, shtohet në kumtesë.

 Që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, lëvizja Hezbollah ka nisur sulme ndërkufitare kundër Izraelit, që është përgjigjur me artileri dhe sulme ajrore.

 

QËNDRONI TË LIDHUR