• e enjte, 26 dhjetor 2024

Disa kompani japoneze akuzohen për keqpërdorime financiare lidhur me LO Tokio

Disa kompani japoneze akuzohen për keqpërdorime financiare lidhur me LO Tokio

Tokio, 28 shkurt 2023 (MIA) – Skandali i manipulimit të ofertave lidhur me Lojërat Olimpike Verore 2021 të mbajtura në Tokio mori sot përmasa më të gjera, pasi Prokuroria e Tokios ngriti akuza kundër gjigantit japonez të reklamave Dentsu dhe disa kompanive të tjera të mëdha.

Udhëheqës dhe menaxherë të atyre kompanive, si dhe një përfaqësues i Komitetit Organizativ të LO në Tokio, janë akuzuar për shkeljen e ligjeve antimonopol.

Data e gjykimit do të përcaktohet në vijim.

Akuzat u referohen kompanive Dentsu, Hakuhodo, Tokio Agency dhe Cerespo, të cilat merren me organizimin e ngjarjeve, promovimin e aktiviteteve sportive dhe marketing.

Kompania Dentsu ishte më meritotja kur Tokio në vitin 2013 e fitoi organizimin e LO.

Pavarësisht hetimit japonez, prokuroria franceze po heton akuzat se disa anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mund të kenë pranuar ryshfet kur votuan për kandidaturën e Tokios. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR