• e premte, 27 dhjetor 2024

Dimitrievski për MIA-n Të rishqyrtohet ngrirja e çmimit të bukës

Dimitrievski për MIA-n Të rishqyrtohet ngrirja e çmimit të bukës

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Ngrirja e çmimit të bukës është masëe  “njohur”, por nuk është e mirë dhe duhet të rishqyrtohet, thotë profesor Dragi Dimitrievski nga Instituti Agroekonomik në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.

Profesori për MIA-n sqaron se masa nuk është e mirë, sepse në një sistem të ekonomisë së tregut dhe tregut të lirë, kontrolli i çmimeve është joadekuat dhe çon në fenomene të padëshiruara, e mbi të gjitha, siç thotë ai, në mungesë të produktit në treg ose deri në një rritje të të ashtuquajturës ekonomi gri kur një produkt i tillë tregtohet ilegalisht.

"Kjo masë nuk është e mirë, ndërsa është e njohur”. Është njohur sepse është mirë për të gjithë të dëgjojnë për një çmim të reduktuar dhe të blejnë një produkt me një çmim më të ulët. Në rastin e bukës, është evidente se çmimi i kufizuar shkaktoi reagimin e prodhuesve për të mos e prodhuar atë dhe kjo lloj buke u zhduk nga raftet e dyqaneve. Kontrollet e çmimeve shpesh kanë efekt të kundërt me atë që synohej të arrinte masa. Në rastin e bukës, masa kishte për qëllim përmirësimin e standardit të popullatës, por duke qenë se kjo lloj buke nuk disponohet, qytetarët detyrohen të blejnë bukë të tjera që kanë çmime më të larta, madje edhe më të larta se çmimi i mëparshëm i bukës së bardhë dhe bukës gjysmë të bardhë. Ndaj është e nevojshme urgjentisht rishqyrtimi i masës dhe gjetja e masave të tjera për të mbështetur dhe mbrojtur standardin e popullatës, veçanërisht të atyre që janë nën pragun e varfërisë, por me masa nga politikat sociale", thekson profesori.

I pyetur se si e vlerëson lëvizjen e furrave për tërheqjen e bukës nga dyqanet, Dimitrievski thekson se ato kanë llogaritë e tyre që duhet të analizohen për të arritur në çmimin real të kostos.

"Askush në kushtet e tregut të lirë nuk prodhon nëse nuk mund të sigurojë prodhim fitimprurës, përkatësisht ata që nuk janë konkurrues largohen nga prodhimi. Por këtë duhet ta bëjë tregu, jo vendimet e qeverisë", shton profesori. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR