• e premte, 08 nëntor 2024

Dimitrieska Koçoska: Buxheti është dëmtuar për më shumë se 32 miliardë denarë

Dimitrieska Koçoska: Buxheti është dëmtuar për më shumë se 32 miliardë denarë

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot, në konferencën për shtyp për ribalancin, tha se Buxheti është dëmtuar për më shumë se 32 milairdë denarë. Ajo pret, siç përmendi, për gjendjet e konstatuara të reagojë Prokuroria themelore publike.

Siç tha Dimitrieska Koçoska, ka shumë obligime të arritura të cilat nuk janë paraqitur.

"Mund të them se ka shumë obligime të arritura dhe se nuk janë paraqitur. Më tutje kompetenca është e institucioneve të tjera. Unë i them gjendjet e konstatuara në Ministrinë e Financave", theksoi Dimitrieska Koçoska.

Инфлацијата е предвидена на ниво од 3,5 отсто, а растот на нето платата за 13 проценти.

Ajo paraprakisht, duke e kumtuar vendimin qeveritar për ribalancin e Buxhetit, informoi se për rroga janë siguruar 4,1 miliardë denarë, ndërsa për pagesë të pensioneve pesë miliardë denarë. Inflacioni është paraparë në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa rritja e neto rrogës për 13 për qind. Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë që është për 8,22 miliardë rritje, është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga faturat e veta, prëderisa shpenzimet janë planifkuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë që është rritje prej 19,178 miliardë denarë. ab/

Fotо: МIА arkivi dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR