• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitar Gllavçev tërhiqet nga gatishmëria e shprehur për të pranuar u.d postin e kryeministrit për të dytën herë

Dimitar Gllavçev tërhiqet nga gatishmëria e shprehur për të pranuar u.d postin e kryeministrit për të dytën herë

Sofje, 9 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri teknik bullgar Dimitar Glavçev tërhiqet nga gatishmëria e shprehur për të pranuar postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit për herë të dytë me qëllim të uljes së tensionit politik, njoftoi Këshilli i Ministrave në ueb faqen e saj, transmeton BTA.

Glavçev falënderoi ekipin e tij për punën e tyre. Ai do të vazhdojë të mbajë detyrën derisa të emërohet një ushtrues i ri i detyrës së kryministrit.

Në konferencën e mbajtur më 5 gusht në Këshillin e Ministrave, Dimitar Gllavçev deklaroi se do ta pranonte postin e kryeministrit të përkohshëm nëse ia ofron sërish presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Shefi i shtetit gjatë konsultimeve të djeshme me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, theksoi se Dimitar Glavçev nuk është i vetmi opsion për kryeministër zyrtar. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR