• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dibala: De Rosi solli entuziazëm në Romë

Dibala: De Rosi solli entuziazëm në Romë

Romë, 6 shkurt 2024 (MIA) - Paulo Dibala ka qenë kyç në fitoren e Romës ndaj Kalarit me rezultat 4-0 në ndeshjen e tyre të fundit në Seria A. Lojtari shënoi dy gola dhe u ngjit në 5 golashënuesit më të mirë argjentinas në historinë e ligës italiane.

Kjo fitore ka qenë e treta me radhë për Romën nën drejtimin e trajnerit të ri Daniele De Rosi i cili e krahasoi Dibalan me legjendën e Romës, Françesko Toti.

"Më gëzon kur dikush si ai e thotë këtë, veçanërisht pasi ka kaluar kaq shumë vite me Françeskon. Toti qartësisht ishte unik për Romën dhe për të gjithë Italinë. Mund të gëzohem vetëm me fjalët e tij. De Rosi solli entuziazëm. Ai i njeh ata njerëz më mirë se kushdo. Kishim një javë të gjatë pune. Mendoj se ky ishte një nga sekretet", deklaroi argjentinasi.

Në lidhje me dorëheqjen e Murinjos, sulmuesi tha se ata kanë folur gjithçka që duhej në privat.

"Është turp të humbasësh një trajner gjatë një sezoni. Besoj se të gjithë e kanë fajin, por në futboll çmimin e paguajnë trajnerët. Ne, lojtarët, duhet të kërkojmë dhe të gjejmë brenda vetes një shpjegim për atë që ndodhi", shtoi Dibala. qa/

Foto: Fejsbuk/Roma

 

QËNDRONI TË LIDHUR