• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Di Maria e anuloi transferin në Rosario për shkak të kërcënimeve me vdekje

Di Maria e anuloi transferin në Rosario për shkak të kërcënimeve me vdekje

Buenos Ajres, 31 korrik 2024 (MIA) - Futbollisti argjentinas Anhel Di Maria (36) ka hequr dorë nga transferi në Rosario pasi ka marrë kërcënime me vdekje.

Di Maria paradokohe është përshëndetur me kombëtaren, pasi me të e ka fituar Kopa Amerika.

Argjentinasi paraprakisht deklaroi se dëshiron ta përfundojë karrierën në vendlindje pasi i skadoi kontrata me Benfikën, por ka hequr dorë nga kthimi në Rosario për shkak të kërcënimeve me vdekje të dërguara deri te familja e tij.

Kërcënimet e para janë dërguar në mars derisa ka qenë në përgatitje me kombëtaren. Atëherë motra e tij në punë ka marrë kuti, ku ka pasur kokë derri me plumb në ballë.

"Në kuti ka pasur edhe porosi se koka e ardhshme do të jetë e vajzës sime Pia", zbuloi Di Maria. "Ato muaj ishin të tmerrshme, kemi mundur vetëm të ulemi dhe të qajmë", shtoi ai. Autoritetet argjentinase i kanë përshkruar kërcënimet që Di Maria i ka marrë si tentim për demonstrimin e fuqisë së organizatave kriminele në Rosario, ku ka rritje të dhunës lidhur me drogë dhe banda. bsh/

Foto: IKS

 

QËNDRONI TË LIDHUR