• e shtunë, 23 nëntor 2024

Detajet e fundit e ndajnë Konten nga kontrata me Napolin

Detajet e fundit e ndajnë Konten nga kontrata me Napolin

Napoli, 31 mars 2024 (MIA) - Kontrata mes Napolit dhe Antonio Kontes duket shumë pranë formës përfundimtare, raportojnë mediat italiane. Mbeten vetëm detajet përfundimtare deri në nënshkrimin e kontratës mes dy palëve.

 Konte do të bëhet trajneri i ri i “bluve qiellorë” me një kontratë trevjeçare, ndërsa detajet financiare i ka zbuluar gazetari Nikolo Shira.

 Paga fikse sezonale është 6.5 milionë euro, me dy shpërblime të rëndësishme: 2 milionë euro për vendosjen në Ligën e Kampionëve dhe 1 milionë euro për fitimin e Skudetos.

 Ndërkohë, Fabricio Romano saktëson se ka një marrëveshje për të drejtat e imazhit të ekspertit, si dhe stafit të tij do t'i bashkohet  Lele Orijali, i cili ishte asistent i tij në kombëtaren italiane dhe në Inter.

 "Il Matino" shtoi se me siguri Konte do të jetë i zgjedhur për trajner të napolitanëve të martën në një ngjarje speciale në teatrin "San Karlo". qa

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR