• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deri Vitin e Ri do të vihen në funksion rrugët ekspres Prilep - Gradsko dhe Rankovcë - Kriva Pallankë

Deri Vitin e Ri do të vihen në funksion rrugët ekspres Prilep - Gradsko dhe Rankovcë - Kriva Pallankë

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në konferencën për media tha se deri në Vitin e Ri do të vendosen në funksion rrugët ekspres Prilep-Gradsko dhe Rankovcë-Kriva Pallankë. 

Siç tha Nikolloski me rastin e 100 ditëve të para të qeverisë së re, janë zgjedhur të gjitha problemet sa i përket realizimit të këtyre dy projekteve. 

"I kemi zgjidhur problemet në aksin Prilep-Gradsko, financim i pjesshëm nga BE. BE-ja në vitin 2023 ka kërkuar formimin e komisionit ndërinstitucional nga Ministria e Transportit dhe NPRRSH, por qe një vit e gjysmë nuk është formuar. Dy javë pasi fillova me punën si ministër e kemi zgjidhur atë problem dhe tashmë po punohet intensivisht. Aksin Prilep-Gradsko do ta përfundojmë deri në Vitin e Ri dhe qëllimi do të jetë operativ. Do të mund të lëvizet në një autostradë të re me dy tunele me shpejtësi 110 - 130 kilometra në orë. Ngjashëm ishte edhe në rrugën Rankovcë – Kriva Pallankë. Dhe atje i zgjidhëm problemet. Dhe atje kemi financime nga BE-ja deri në Vitin e Ri dhe ky aks do të vihet në funksion", nënvizoi Nikolloski. 

Ai poashtu bëri të ditur se deri në fund të këtij muaji, do të fillojë puna e parë reale për korridoret 8 dhe 10.

"Do të fillojmë me Prilep - Manastir me aktivitete konkrete në terren dhe ndërtimin e autostradës, si dhe me Gostivar - Bokojçan dhe Strazhë. Këto janë dy akset që do të shkojnë së pari", theksoi ministri, duke shtuar se vetëm për këtë projekt Qeveria ka kursyer 252 milionë euro. qa/

Foto: arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR