• e martë, 12 nëntor 2024

Deri tani janë zgjedhur gjashtë porotë për gjykimin kundër Donald Trampit

Deri tani janë zgjedhur gjashtë porotë për gjykimin kundër Donald Trampit

Uashington, 17 prill 2024 (MIA) - Gjashtë porotë janë zgjedhur mbrëmë për gjykimin kundër ish presidentit amerikan Donald Tramp për falsifikimin e dokumenteve të biznesit në rastin e pagesave sekrete ndaj aktores pornografike Stormi Daniels.

Zgjedhja e 12-të porotëve që duhet të jetë e drejtë ndaj ish presidentit të Partisë republikane, vazhdon.

Zgjedhja e porotës ka filluar të hënën dhe mund të zgjasë të paktën shtatë ditë. Kjo përfshin zgjedhjen e 12 banorëve të Menhetenit, zonë në Nju Jork me prirje shumë demokratike. Ata pritet të jenë porotë të paanshëm në procesin penal kundër ish presidentit dhe kandidatit republikan në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR