Bili Kristall, Paris Hilton dhe yje të tjera mbetën pa kulm mbi kokë në zjarret në Los Anxhelos
- Personalitete të shumta të njohura janë deklaruar për zjarret që kanë përfshirë pjesë të Los Anxhelosit dhe kanë prekur shtëpitë e tyre.
Los Anxhelos, 9 janar 2024 (MIA) - Personalitete të shumta të njohura janë deklaruar për zjarret që kanë përfshirë pjesë të Los Anxhelosit dhe kanë prekur shtëpitë e tyre.
Më shumë se 130 mijë persona janë detyruar të evakuohen për shkak të zjarrit, ndërsa erërat po kontribuojnë më tej në përhapjen e zjarrit. Situata është më e vështira në një nga lagjet më të pasura të SHBA-së, Pacifik Palisades.
Aktori Billi Kristal dhe gruaja e tij Xhensin për Ej-Bi-Si deklaruan se humbën shtëpinë në atë lagje.
"Fjalët nuk mund të përshkruajnë shkallën e shkatërrimit. Ndjejmë pikëllim për miqtë dhe fqinjët tanë që gjithashtu humbën shtëpitë dhe bizneset e tyre në këtë tragjedi. Xhenis dhe unë kemi jetuar në atë shtëpi që nga viti 1979. Aty kemi rritur fëmijët dhe nipërit. Çdo pjesë e shtëpisë sonë ishte e mbushur me dashuri”, tha ai.
Në zjarrin shtëpinë e humbi edhe aktorja dhe këngëtarja amerikane Paris Hilton. Përfaqësuesi i saj konfirmoi se shtëpia e saj është e shkatërruar.
Aktorja Xhejmi Li Kertis tha se shtëpia e saj është e sigurt, por se e gjithë lagjja është zhdukur.
"Shumë njerëz humbën gjithçka. Ndihmoni ku të mundeni. Faleminderit ekipeve të shpëtimit dhe zjarrfikësve”, ka shkruar Kertis në Instagram.
Djali i çiftit aktorial Tom Henks dhe Rita Uillson, Çet HEnks, ka shkruar në Instagram se lagjja ku është rritur po digjet deri në themel.
Aktorja Mendi Mur po përballet me zjarin në Iton, ku 52 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen. Shtëpia e saj ndodhet në lagjen Altadina, ndërsa aktorja falënderoi miqtë që i siguruan familjes së saj strehim gjatë evakuimit. ls/