Së paku 40 të vdekur në sulmin ajror të ushtrisë ndaj një fshati në Mjanmar
- Në sulmin ajror të ushtrisë së Mjanmarit ndaj një fshati të kontrolluar nga grupi i armatosur kryengritës jetën e humbën rreth 40 njerëz, ndërsa së paku 20 të tjerë u lënduan, qindra shtëpi u dogjën, kumtuan persona zyrtarë dhe organizata vullnetare lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:27, 9 janar, 2025
Jangon, 9 janar 2025 (MIA0 - Në sulmin ajror të ushtrisë së Mjanmarit ndaj një fshati të kontrolluar nga grupi i armatosur kryengritës jetën e humbën rreth 40 njerëz, ndërsa së paku 20 të tjerë u lënduan, qindra shtëpi u dogjën, kumtuan persona zyrtarë dhe organizata vullnetare lokale.
Sulmi ndodhi dje në fshatin Kjauk Ni Mau, në ishullin Ramri, rajon i kontrolluar nga kryengritësit Arakan në shteton perëndimor Rakin.
Armata nuk pati paralajmërim se planifikon sulm ndaj këtij territori.
"Të gjithë të vdekurit janë civilë. Në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë", deklaroi zëdhënësi i Armatës së Arakanit.
Zjarri që ishte shkaktuar nga sulmi ajror u përhap nëpër tërë fshatin dhe shkatërroi mbi 500 shtëpi, shtoi ai.
Prijësi i organizatës vullnetare, e cila u ndihmon banorëve të fshatit, sot për mediumet amerikane kumtoi se së paku 41 persona e humbën jetën, ndërsa 50 janë lënduar në sulmin ajror, qëllimi i të cilit ishte tregu i fshatit.
Tani për tani nuk është e qartë përse fshati ishte cak i sulmit.
Sulmi ndaj fshatit nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, sepse qasja drejt internetit dhe telefonisë mobile në rrethinë kryesisht është ndërprerë.
Armata e Arakanit është mirë e trajnuar dhe krah mirë i armatosur ushtarak i lëvizjes së pakicave etnike Rakin, që kërkojnë autonomi nga qeveria qendrore e Mjanmarit. Ajo gjithashtu është anëtare e aleancës së grupeve të armatosura etnike të cialt kohë më parë pushtuan territor strategjik në verilindje të vendit në kufi me Kinën. ab/