Diplomati i lartë amerikan Bas për vizitë dyditore në Turqi, do të bisedohet për Sirinë
- Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Bas sot arriti për vizitë dyditore në Ankara, publikuan mediumet turke.
- Post By Besnik Shuki
- 08:19, 9 janar, 2025
Ankara, 9 janar 2025 (MIA) - Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Bas sot arriti për vizitë dyditore në Ankara, publikuan mediumet turke.
Gjatë vizitës në Turqi, pritet që Bas të bisedojë për ngjajret më të reja në Siri dhe operacionet kundër Shtetit Islamik dhe Partisë Punëtore Kurde - PKK.
Xhon Bas ishte ambasador i SHBA-së në Turqi nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Në takimet do të bisedohet edhe për pengimin që Siria të shfrytëzohet si "bazë për terrorizëm" dhe për eliminimin e përhershëm të Shtetit Islamik. bsh/
Foto: MIA arkiv