• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Derbi Ajaks - Fejenord vazhdon të mërkurën pa tifozë

Derbi Ajaks - Fejenord vazhdon të mërkurën pa tifozë

Hagë, 25 shtator 2023 (MIA) - Derbi holandez mes Ajaksit dhe Fejenordit, i cili është ndërprerë për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët, do të vazhdojë të mërkurën pa praninë e tifozëve.

Ndeshja është ndërprerë dje në minutën e 56-të, kur gjatë epërsisë së Fejenordit me rezultatin 3:0, tifozët e Ajaksit shkaktuan incidente, duke hedhur në fushë mjete piroteknike.

Federata e fudbollit të Holandës sonte kumtoi se ndeshja do të vazhdojë të mërkurën në ora 14 pa tifozë në tribuna, ndërsa ndeshja mes Ajaksit dhe Volendamit, e cila duhej të luhej të mërkurën, u anulua.

Ajaksi paralajmëroi se do të ngrit ankesë për vendimin e autoriteteve të futbollit, duke tentuar që ndeshja e ndërprerë kundër Fejenordit të caktohet për fillim të nëntorit, për shkak të, siç thuhet, orarit të dendur. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR