• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Izraelit ia bëmë të ditur qartë qëndrimin tonë për pushtimin në Rafa

Departamenti i Shtetit: Izraelit ia bëmë të ditur qartë qëndrimin tonë për pushtimin në Rafa

Uashington, 7 maj 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës qartë ia bënë të qartë Izraelit qëndrimin e tyre për pushtimin e madh tokësor në qytetin Rafa në Rripin e Gazës, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, pasi armata izraelite e ndërmori kontrollin mbi vendkalimin kufitar Rafa. 

"Vazhdojmë të besojmë se marrëveshja për pengjet është në interesin më të mirë të popullit izraelit dhe palestinez. Kjo do të shkaktojë armëpushim urgjent dhe do të mundësojë rritje të ndihmës humanitare në Gazë", tha zëdhënësi në kumtesë.

Paraprakisht sot armata izraelite (IDF) njoftoi se e ka ndërmarrë kontrollin operativ në anën palestineze në vendkalimin jugor Rafa në Gazë, i cili kufizohet me Egjiptin, dhe se forcat speciale e skenojnë zonën. Bëhet e ditur se forcat izraelite veprojnë prej mbrëmë në rajonin e Rafës Lindore, ku janë evakuuar shumica e njerëzve dhe disa organizata ndërkombëtare. Për shkak të mbylljes së vendkalimit kufitar, është ndërprerë rrjedha e ndihmës humanitare për Gazën. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR