Delegacioni i udhëhequr nga drejtori i BSP-së Tasevski mori pjesë në Forumin e përbashkët për bashkëpunim strategjik në selinë e Evropol-it në Hagë
- Delegacioni i MPB-së i udhëhequr nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasvski në harkun kohor 30-31 janar në selinë e Evropol-it mori pjesë në Forumin e përbashkët për bashkëpunim strategjik në selinë e Evropol-it në HagË, Mbretëria e Holandës i cili është organizuar në kuadër të projekteve “Përforcimi i bashkëpunimit operativ dhe strategjik të Partneritetit lindor për luftë kundër kriminalitetit dhe terrorizmit (TOPCOP)” dhe të “Partenritetit kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WB PaCT)“ të cilat implementohen përmes CEPOL-Agjencia e Bashkimit Evropian.
- Post By Sara Ademi
- 13:42, 31 janar, 2024
Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Delegacioni i MPB-së i udhëhequr nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasvski në harkun kohor 30-31 janar në selinë e Evropol-it mori pjesë në Forumin e përbashkët për bashkëpunim strategjik në selinë e Evropol-it në HagË, Mbretëria e Holandës i cili është organizuar në kuadër të projekteve “Përforcimi i bashkëpunimit operativ dhe strategjik të Partneritetit lindor për luftë kundër kriminalitetit dhe terrorizmit (TOPCOP)” dhe të “Partenritetit kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WB PaCT)“ të cilat implementohen përmes CEPOL-Agjencia e Bashkimit Evropian.
Siç kumtoi MPB, ky forum synon të bashkojë menaxhimin e institucioneve të zbatimit të ligjit që mbulojnë njësitë operative dhe trajnuese nga rajonet e Azisë Lindore dhe Ballkanit Perëndimor.
"Veprimtaria ofroi një mundësi për dialog, ndarjen e praktikave të mira dhe forcimin e përpjekjeve kolektive kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Ai është krijuar për të adresuar sfidat e paraqitura nga krimi i organizuar në karakteristikat e tij komplekse dhe të shumëanshme dhe për të lehtësuar koordinimin e një përgjigjeje strategjike duke nxitur një mjedis bashkëpunimi dhe shkëmbimi të njohurive", kumtoi MPB.
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike mbajti prezantimin e tij në ditën e parë të seancës plenare të forumit me temën e luftës kundër kontrabandës së migrantëve, ku theksoi përkushtimin dhe suksesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë Veriut në përpjekje për të asgjësuar këtë fenomen.
"Në fjalimin e tij, ai theksoi se shteti ynë po bën përpjekje dhe përkushtim serioz drejt zbatimit me sukses të reformave ekzistuese në fushën e luftimit të kontrabandës së emigrantëve, ku një pjesë e madhe e ligjeve nacionale janë të standardizuara dhe harmonizuara me standardet dhe dokumentet më të larta të kësaj fushe. Në luftën kundër kontrabandës me migrantë, Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me institucionet tjera në Republikën së Maqedonisë së Veriut, po punon me përkushtim maksimal në vendosjen e një qasjeje efikase, të koordinuar, të sinkronizuar dhe ndërsektoriale për t'iu kundërvënë këtij lloji të krimit, duke vërejtur implikimet e mëdha negative nga ai, si për individin ashtu edhe për mjedisin", citon Ministria në kumtesë.
Në ditën e dytë të këtij forumi, drejtori i Byrosë për Siguri Publike iu referua aktiviteteve të projektit të realizuara në kuadër të projektit rajonal “Partneriteti kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WB PaCT)”, projekt ky i financuar me fonde nga Bashkimin Evropian dhe i njëjti është duke u zbatuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Falënderoi ekipin e projektit dhe Agjencinë CEPOL të Bashkimit Evropian për aktivitetet e realizuara me sukses, ku theksoi konceptualizimin e këtij projekti me një numër të madh aktivitetesh si në nivel të brendshëm ashtu edhe në atë rajonal, të cilat dhanë një kontribut të madh në fushën e marrjes së njohurive dhe përvojës nga një gamë e gjerë temash që lidhen me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku mbuluan të gjitha segmentet e krimit dhe të luftës kundër këtij fenomeni", citon MPB.
Në kuadër të këtij Forumi të përbashkët për bashkëpunim strategjik, delegacioni i udhëhequr nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, dr. Sasho Tasevski, realizoi disa takime bilaterale me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe delegacione nga vendet pjesëmarrëse në aktivitetet e projektit. sa/
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme