• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deko: Nuk kemi biseduar as me Klopin e as me Guardiolën

Deko: Nuk kemi biseduar as me Klopin e as me Guardiolën

Londër, 21 mars 2024 (MIA) - Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko i ka hedhur poshtë spekulimet që u paraqitën në mediat spanjolle se i kanë ofruar trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola ta drejtojë skuadrën.

"Vendimi ende nuk është marrë, jemi në proces. Sigurisht më pëlqen Luis Enrike, ai është një trajner i mirë. Poashtu edhe Pep Guardiola si edhe Jirgen Klop. Por këta trajnerë nuk janë të dispozicion. Ashtu si edhe Mikel Arteta. Deri tani nuk kemi komunikuar me asnjë trajner", ka thënë Deko për “Daily Mail”.

Çavi kohë më parë paralajmëroi dorëheqjen si trajner i Barcelonës në fund të sezonit 2023/24. Eksperti dyzet e katër vjeçar i futbollit drejton ekipin katalunas që nga nëntori i vitit 2021.

Pas 29 xhirove në La liga të futbollit spanjoll, klubi katalunas gjendet në vendin e dytë me 64 pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR