• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Dejli Mejl" ka kryer një investigim për kontrabandistët të cilët transportojnë emigrantë nga Shqipëria për në Angli

Tiranë, 5 gusht 2023 (MIA)- Media e famshme britanike "Dejli Mejl" ka kryer një investigim për kontrabandistët të cilët transportojnë emigrantë nga Shqipëria për në Angli dhe më pas, ata të cilët kërkohen nga policia apo banda të tjera i ndihmojnë të largohen jashtë Anglisë.

Sipas tyre kontrabandistët e emigrantëve po fitojnë para duke sjellë emigrantë të paligjshëm në Britani dhe duke ndihmuar kriminelët e kërkuar, përfshirë vrasës që të arratisen përtej Kanalit.

“Shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime në kamionëve për njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia”, shkruan media, transmeton Top Çanell.

Një ndër ta i tha një gazetari të infiltruari se mund të arratisej po atë ditë, për 3,000 paund.

Një tjetër kontrabandist i cili përdor TikTok si një mënyrë marketingu, ofron shërbim me porosi prej 17,500 paund për t'u shpëtuar kriminelëve duke falsifikuar dokumente si pasagjer në kamion.

Një reklamë e TikTok e gjetur nga tabloidi thoshte: ‘Njerëzit me probleme që duan të largohen nga Anglia sa më shpejt të jetë e mundur, duke shkuar në Francë ose Belgjikë në pjesën e pasme të kamionit. Çmimi 2500 sterlina.’

Faqja e dytë e bandës së kontrabandës në TikTok me mbi 140 reklama, disa të klikuara mbi 5,000 herë, ofrojnë “hyrje dhe dalje me kamion”. Dhe një faqe tjetër jep mesazhe të drejtpërdrejta për “kushdo që dëshiron të kthehet në BE nga Anglia me kamion, njerëz me probleme që nuk mund të marrin një aeroplan, 100 për qind garanci”.

Faqja kishte mbi 40 postime, shumë prej të cilave ofronin kalim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar ose me kamion ose jaht "super komfort", ku u kërkonte shqiptarëve në Francë ose Belgjikë të kontaktojnë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR