• e enjte, 18 korrik 2024

“Dejli Mejl”: Sallah cak kryesor i sauditëve gjatë verës, transferi i tij konsiderohet më i rëndësishëm se ai i Ronaldos shkaku i popullaritetit në botën arabe

“Dejli Mejl”: Sallah cak kryesor i sauditëve gjatë verës, transferi i tij konsiderohet më i rëndësishëm se ai i Ronaldos shkaku i popullaritetit në botën arabe

Londër, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Mohamed Sallah mund të transferohet në Arabinë Saudite pas përfundimit të sezonit. Al- Itihad u përpoq të nënshkruajë me sulmuesin e krahut të Liverpulit verën e kaluar. U bë e ditur se klubi saudit ishte i gatshëm të paguajë madje 200 milionë paund, por transferi nuk u realizua.

Sallah do të jetë objektivi kryesor i transferit të sauditëve verën e ardhshme pasi ata bëjnë përpjekje të reja për ta angazhuar lojtarin, transmeton "Dejli Mejl". Duket se vitin e ardhshëm klubet nga Lindja e Mesme do të fillojnë të shpenzojnë më pak para për ardhjet e reja, por rasti i Sallahut konsiderohet si përjashtim.

Transferi i futbollistit 31-vjeçar konsiderohet si një objektiv më i rëndësishëm për ligën se sa transferi i Kristiano Ronaldos te Al-Nasr, pasi egjiptiani është shumë i popullarizuar në botën arabe.

Këtë sezon Sallah ka luajtur 16 ndeshje në Premier ligë ku ka shënuar 11 gola dhe shtatë asiste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR