• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Debat për reforma në sistemin e sigurisë, janë paralajmëruar aktivitete për përforcimin e kapacitetit kadrovik dhe institucional

Debat për reforma në sistemin e sigurisë, janë paralajmëruar aktivitete për përforcimin e kapacitetit kadrovik dhe institucional

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Planet për prodhim të kuadrit të ri në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nevoja për rregullim normativ-juridik të sistemit për siguri nacionale, gjendjet dhe potencialet kadrovike të Agjencisë për siguri nacionale dhe thëniet për bashkëpunimin e saj me Agjencinë për zbulim me respektim të parimeve të profesionalitetit dhe departizimit, u paraqitën në debatin për reforma të sistemit të sigurisë në shtet, që u mbajt sot në Fakultetin për siguri në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, pançe Toshkovski tha se në periudhën në vijim i pret shumë punë për reforma në sektorin e sigurisë.

"Mendoj se vendosja e shkollës së mesme policore për fillim me dy vite, viti i tretë dhe i katërt, në kuadër të një veprimtarie të specializuar që do ta kryenin këtu, duhet të jetë një nga reformat themelore, hapat themelorë, pilot themelor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe atë po e bëjmë. Punojmë intensivisht në zgjidhjen ligjore që do të mundësojë vitin e tretë dhe të katërt të shkollës së mesme, të rinjtë tanë do ta kalojnë në kuadër të Qendrës për trajnim dhe e kthejmë atë shkollë të mesme që e kemi pasur në kohën e themelit të shëndoshë me me atë rast, jo me kurs prej gjashtë, nëntë muajve, por akoma më herët, në 16 vite, të themi, t'i sendërtojmë në zemrën e këtyre të rinjve, dëshirën dhe dashurinë ndaj atdheut dhe preofesionizmin në kuadër të funksionimit të ardhshëm të ri në Ministrinë e Punëve të brendshme", theksoi Toshkovski.

Ai theksoi se Qendra për momentin është një vend i vogël ndërtimi. Është punuar intensivisht në rinovimin e Qendrës - sanimit të hapësirave, sallës kyçe për arsimimin e fëmijëve, pishinë, jan[ ndërtuar hapësira të reja, janë rinovuar toalete.

Është punuar intensivisht edhe në digjitalizim, ndërsa fokus krucial nga ana e MPB-së, ishte edhe vendosja e sistemit për qytet të sigurt që në të ardhmen do të implementohet në një pjesë të shtetit.

Drejtori i Agjencisë për siguri nacionale, Bojan Hristovski foli për gjërat që i ka parë në dy muajt e kaluar jo të plotë pas emërimit të tij sid rejtor i Agjencisë.

Lidhur me potencialet kadrovike të Agjencisë, sipas tij, ajo është "përgjysmuar në raport me numrin dhe në raport me cilësinë e njerëzve të cilët punojnë atje".

Ai tha se janë në fazë të analizës së thellë të asaj që po ndodhë në Agjencinë për siguri nacionale dhe Agjencinë për zbulim.

Sipas Marjan Gjurovskit nga Instituti prë siguri pranë Fakultetit filozofik nga Shkupi, ka nevojë edhe për rregullim kushtetues-ligjor dhe normativ-juridik të sistemit për siguri nacionale si sistemi më i referuar për përgjigje ndaj të gjitha llojeve dhe burimeve të rrezikimit të integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues, jetëve dhe pronave të qytetarëve, të mirave materiale, pasurisë kulturore, trashëgimisë historike të shtetit dhe të ngjashme. ab/

Foto dhe video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR