• e enjte, 26 dhjetor 2024

De Rosi nuk është më trajner i Romës

De Rosi nuk është më trajner i Romës

Romë, 18 shtator 2024 (MIA) – Daniele De Rosi nuk është më trajner i Romës, bën të ditur faqja zyrtare e klubit.

"Vendimi është marrë në interes të skuadrës që të mund të vazhdojë më shpejtë rrugën e dëshiruar, në kohën kur sezoni tashmë ka filluar. Falënderime të përzemërta deri te Daniele për punën që ka bërë muajt e fundit me pasion dhe përkushtim", thuhet në komunikatën e klubit.

De Rosi mori drejtimin e Romës më 16 janar 2024.

Këtë sezon, romakët kanë fituar vetëm tre pikë në katër raunde në Serinë A dhe gjenden në vendin e 16-të në renditje.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR