De la Fuente: Jamal duhet të rritet dhe për përfitojë vlera të reja
- Seleksionuesi i reprezentacionit spanjoll, Luis de la Fuente e ndau mendimin e tij për të ardhmen e sulmuesit 16-vjeçar të Barcelonës, Lamin Jamal.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:11, 26 korrik, 2024
Madrid, 26 korrik 2024 (MIA) - Seleksionuesi i reprezentacionit spanjoll, Luis de la Fuente e ndau mendimin e tij për të ardhmen e sulmuesit 16-vjeçar të Barcelonës, Lamin Jamal.
I ka thënë të jetë i qetë, të jetë i durueshëm dhe se të njejtit njerëz të cilët i bëjnë lajka dhe e lavdërojnë, nuk do të turpërohen ta thonë të kundërtën nëse nuk ia del në të ardhmen.
"Lamin duhet të bëhet më i fuqishëm perosnalisht, të vazhdojë të rritet si personalitet dhe të prëfitojë vlera të reja. Falë kësaj, ai do të rritet profesionalisht", deklaroi De la Fuente, cituar nga "Marka".
Në Euro 2024, Jamal luajti shtatë ndeshje për reprezentacionit spanjoll, duke shënuar një gol dhe katër asistime. Në turne e fitoi çmimin "Lojtari më i mirë i ri".
Spanjolli u bë futbollsiti më i shtrenjtë pas rezultateve në kampionatin evropian në Gjermani. Tani vlera e tij shkon në 120 milionë euro. ab/
Foto: Arkivi