• e enjte, 18 korrik 2024

De Jong: Jam i lumtur që jam në Barcelonë, gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu

De Jong: Jam i lumtur që jam në Barcelonë, gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu

Barcelonë, 2 janar 2024 (MIA) - Mesfushori i Barcelonës, Frendi de Jong deklaroi se nuk ka për qëllim ta lëshojë klubin e katalonasve.

"Unë jam në klubin që kam ëndërruar gjithmonë. Jam shumë i lumtur në Barcelonë. Për momentin jam i lumtur këtu. Mund të përmirësohem, nuk jam ende në nivelin që dua të jem. Kemi një ekip të talentuar, por nuk jemi mjaftueshëm të qëndrueshëm. Nuk i di arsyet e sakta për këtë", deklaroi De Jong për "NOS".

Mesfushori theksoi gjithashtu se rëndësia e një lojtari përcaktohet shpesh nga golat e shënuar dhe asistimet, por në pozicionin e tij nuk është kështu. 

Njëzet e gjashtë vjeçari De Jong me Barcelonën ka filluar që nga viti 2019. Kontrata e tij me klubin është deri në verën e vitit 2026.

Në sezonin aktual, De Jong luajti 12 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi një gol. qa

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR