• e shtunë, 23 nëntor 2024

De Brujne: Në muajt e ardhshëm do të përcaktohet  e ardhmja ime në Mançester Siti 

De Brujne: Në muajt e ardhshëm do të përcaktohet  e ardhmja ime në Mançester Siti 

Dyseldorf, 1 korrik 2024 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne ka ndarë mendimin e tij për të ardhmen e tij në Premier Ligë.

 "Do të kem një verë të qetë. Pas Kampionatit Evropian do të shijoj pushimet, ndërsa më pas do të kthehem në Mançester Siti. Mund të ketë negociata me klubin në muajt e ardhshëm", citohet lojtari nga gazetari Kristof Tere.

 Sot, 1 korrik, kombëtarja e Belgjikës do të luajë kundër Francës në fazën e 1/8-tës së Kampionatit Evropian të Futbollit 2024. Takimi në Dyseldorf është caktuar për në orën 18:00. 

 Kontrata e 33-vjeçarit belg me Mançester Sitin është e vlefshme deri në verën e vitit 2025. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR