• e shtunë, 23 nëntor 2024

De Bruin largohet nga Mançester Siti, ka arritur marrëveshje me Al Itihad

De Bruin largohet nga Mançester Siti, ka arritur marrëveshje me Al Itihad

Mançester, 4 korrik 2024 (MIA) - Ylli i Mançester Sitit - Kevin De Bruin është para transferit në ekipin saudit Al Itihad, njofton gazetari Rudi Galleti. Sipas informatave të tij, mesfushori ka arritur marrëveshje verbale me klubin nga qyteti Xheda.

Një delegacion i Fondit për investimeve publike dhe përfaqësues të Al Itihad kanë biseduar me De Bruin, i cili tashmë ka dhënë pëlqimin për një transfer të tillë. Tani gjithçka varet nga marrëveshja mes klubeve për shumën e transferit, ndërsa Mançester Siti është i gatshëm të lë lojtarin e tyre të largohet nëse kjo është dëshira e tij.

Para eliminimit të Belgjikës nga EURO 2024, mesfushori tha se do të kthehej në Mançester Siti, ndërsa bisedimet për një kontratë të re do të zhvillohen në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, ai duket se ka ndryshuar mendje pasi ka marrë ofertën nga ekipi saudit.

Marrëveshja aktuale e 33-vjeçarit De Bruin me "qytetarët" skadon në verën e vitit 2025. Nëse ai kalon në Al Itihad, belgu do t'i bashkohej fudbollistëve Karim Benzema, N'Golo Kante dhe Fabinjo. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR