• e shtunë, 23 nëntor 2024

Danimarka kërkon që Rusia të reduktojë numrin e nëpunësve në Ambasadën në Kopenhagë

Danimarka kërkon që Rusia të reduktojë numrin e nëpunësve në Ambasadën në Kopenhagë

Kopenhagë, 1 shtator 2023 (MIA) - Ministria daneze e Punëve të Jashtme njoftoi se e ka informuar ambasadorin rus në Kopenhagë, Vladimir Barbin se misioni rus do të duhet të reduktojë stafin e vet për të arritur nivelin e Ambasadës daneze në Moskë.

Një vendim i tillë vijoi pas negociatave të gjata të pasuksesshme midis Kopenhagës dhe Moskës për kërkesat ruse për viza për punonjësit e Ambasadës së Danimarkës në Rusi.

Në Ambasadën e Rusisë në Kopenhagë, numri i diplomatëve është i kufizuar në pesë, ndërsa numri i personelit administrativ në 20, për të cilin shkak Moska duhet të tërheqë një pjesë të stafit të saj.

Në njoftimin e MPJ-së daneze thuhet se vendimi për uljen e numrit të të punësuarve duhet të zbatohet deri më 29 shtator. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR