• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dani Alvesh dënohet me 4,5 vjet burg

Dani Alvesh dënohet me 4,5 vjet burg

Barcelonë, 22 shkurt (MIA) - Ish futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Dani Alvesh është dënuar me 4,5 vjet burg për dhunim të një vajze në një klub nate në vitin 2022.

Më 20 janar të vitit 2023, Alvesh u arrestua në Spanjë për shkak të rastit për shqetësim seksual. Prej atëherë ai është në paraburgim. Vet Alveshi i mohoi akuzat kundër tij dhe vazhdimisht e ndryshonte dëshminë e tij për rastin.

Më 5 shkurt "AS" publikoi se avokatët e Alveshit nuk kanë arritur marrëveshje me prokurorinë dhe viktimën. prokuroria kërkoi dënim 9-vjeçar me burg për brazilianin 40-vjeçar dhe kërkoi që viktimës eventuale t'i paguhet dëmshpërblim prej 150.000 eurove.

Edhe pse opinioni në Spanjë ka pritur dënim më të madh për Alveshin, gjykata si rrethanë lehtësuese e ka pranuar gjendjen e alkoolizuar, ku ka qenë futbollisti kur e ka kryer veprën. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR