• e enjte, 18 korrik 2024

Burime diplomatike greke: Maqedonia e Veriut kishte kohë të mjaftueshme për ndryshimin e pasaportave, nuk ka kërkesë për vazhdimin e afatit

Burime diplomatike greke: Maqedonia e Veriut kishte kohë të mjaftueshme për ndryshimin e pasaportave, nuk ka kërkesë për vazhdimin e afatit

Athinë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Është jashtëzakonisht e vështirë për Greqinë të pranojë se në periudhë prej pesë vjetëve nuk pati mundësi për ndryshimin e pasaportave, njoftojnë burimet diplomatike greke në lidhje me dhënien e dokumenteve të reja te ne dhe shtojnë se Shkupi nuk ka kontaktuar me Athinën për vazhdimin eventual të afatit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Burimet qeveritare nga Greqia sqarojnë se 12 shkurti është data përfundimtare për rregullimin e dokumenteve, veçanërisht të pasaportave dhe targave të veturave është afati kohor prej para pesë viteve, ndërsa Athina zyrtare pret zbatim të plotë. 

Në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina nëse ka ekzistuar komunikim dhe kërkesë nga Maqedonia e Veriut deri te Greqia për vazhdimin eventual të afatit, burimet diplomatike greke përgigjen negativisht. 

Lidhur me tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, burimet e njëjta sqarojnë se kanë lidhje edhe me respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe si ajo zbatohet, ndërsa në Parlament për ratifikimin do të miratohen në kohë adekuate të cilën do ta vendosë Qeveria greke. 

Burimet e njëjta potencojnë se Athina insiston në respektim dinjitoz dhe të reptë të Marrëveshjes së Prespës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR