• e martë, 27 gusht 2024

Bufon do ta marrë Çmimin presidencial të UEFA-s

Bufon do ta marrë Çmimin presidencial të UEFA-s

Nion, 27 gusht 2024 (MIA) - Ish-portieri i Italisë, Xhanluixhi Bufon, në ngjarjen më 29 gusht do ta marrë Çmimin presidencial të UEFA-së për arritjet e tij të jashtëzakonshme, aftësitë dhe cilësitë e tij shembullore.

Çmimi ndahet prej vitit 1998.

"Fakti që ai zgjodhi ta ndjekë klubin e tij në Seria B në kulmin e karrierës, edhe përkundër asaj që i ofruan klube kryesore nga e mbarë bota, flet shumë", deklaroi kryetari i Asociacionit evropian të futbollit (UEFA), Aleksandar Çeferin.

Më 25 korrik, Bufon (46) u bë drejtor sportiv i reprezentacionit italian dhe do t'i mbikëqyrë edhe seleksionin serior dhe atë rinor të vendit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR