• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania paralajmërojnë se Irani do të bart pasoja nëse e sulmon Izraelin

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania paralajmërojnë se Irani do të bart  pasoja nëse e sulmon Izraelin

Londër, Paris, Berlin, 12 gusht 2024 (MIA) - Irani do të "bartë përgjegjësinë" për çdo sulm ndaj Izraelit "i cili do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve në rajon" dhe që do të rrezikonte mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Britanisë së Madhe, Francës, dhe Gjermanisë. 

Kryeministri britanik Kir Starmer, presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc i bënë thirrje Iranit "dhe satelitëve të saj" që të përmbahen nga sulmet, duke shtuar se pajtohen me vendet ndërmjetësuese, dmth që janë SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, se nuk duhet të ketë më vonesa në negociatat mes Hamasit dhe Izraelit, raporton Politiko.

Më herët portali Aksios publikoi se shërbimet izraelite të sigurisë besojnë se një sulm nga Irani ndaj atij vendi mund të ndodhë në ditët në vijim. Irani ka paralajmëruar se do të sulmojë Izraelin si hakmarrje pasi lideri i Hamasit, Ismael Hanije u vra në Teheran ku Izraeli nuk mori përgjegjësinë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR