• e enjte, 18 korrik 2024

Brejdi definitivisht e përfundoi karrierën

Brejdi definitivisht e përfundoi karrierën

Nju-Jork, 1 shkurt 2023 (MIA) - Lojtari më i mirë, sipas shumë vetave, në histori të futbollit amerikan, Tom Brejdi, publikoi sot në Tuiterin e tij se "definitivisht e përfundon karrierën".

"Po tërhiqem përgjithmonë. Ju falëminderit njerëz që më lejuat ta jetoj ëndrrën time", publikoi 45-vjeçari Brejdi në video porosinë në kohëzgjatje prej 53 sekondave.

Publikimi vjen saktë një vit pasi Brejdi kumtoi se i jep fund karrierës, ndërsa vetëm një muaj më vonë, marsin e kaluar, përsëri u kthye në fushë.

Gjatë karrierës së tij 23-vjeçare në NFL ligë, Brejdi fitoi tetë tituj rekord, prej të cilave gjashtë si kuoterbek të Nju-Ingland, për të cilin ka luajtur prej viti 2000 deri vitin 2019, ndërsa në me Tempa Bej, ku ka luajtur gjatë tre sezoneve të fundit. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR