• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borel: Shqetëson grumbullimi i ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën

Borel: Shqetëson grumbullimi i ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën

Beograd, 30 shtator 2023 (MIA) - Me partnerët dhe aleatët po diskutojmë për situatën aktuale në veri të Kosovës, e cila në radhë të parë kërkon qetësim dhe stabilizim të situatës së sigurisë. Jemi në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me ​​SHBA-në për këtë çështje, tha për mediat e huaja shefi i diplomacisë së BE-së, Zhosep Borel, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Boreli theksoi se konfiskimi në javën e kaluar i armëve dhe pajisjeve te një grup i serbëve ishte "shumë serioze".

"Në të njëjtën kohë, grumbullimi i ushtrisë serbe pranë vijës administrative është shumë shqetësues dhe duhet të ndalet menjëherë. Nuk ka vend në kontinentin evropian për armatosjen dhe grumbullimin e forcave të sigurisë. Forcat duhet të tërhiqen menjëherë", tha ai.

Shefi i diplomacisë evropiane theksoi se pret që të dënohen kryerësit e ngjarjeve në Banjskë dhe porositi se "ata duhet të përballen me drejtësinë". 

"Duhet të kthehemi në një situatë ku të dyja palët flasin dhe t'i kthehemi dialogut me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja platformë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre", përfundoi Borel. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR