• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni: Nuk e mbështesim invadimin izraelit në Rafah pa plan për mbrojtjen e civilëve

Blinkeni: Nuk e mbështesim invadimin izraelit në Rafah pa plan për mbrojtjen e  civilëve

 Uashington, 14 mars 2024 (MIA)  - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni deklaroi se Qeveria amerikane vazhdimisht paralajmëron se nuk do ta mbështesë invadimin izraelit në Rafah pa një plan "të qartë" nga Qeveria izraelite për mbrojtjen e më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur, të cilët për momentin ndodhen atje.

Qeveria amerikane, megjithatë, "ende nuk  ka parë një plan të tillë", shtoi ai. 

"Duhet të shohim një plan që do t'i mbrojë civilët nga rreziku nëse ka një operacion ushtarak, dhe jo vetëm këtë, por një plan që do të sigurojë që civilët të kenë strehim, ushqim dhe ilaçe", tha Blinkeni, i transmetuar nga Al Xhezira. 

 Sekretari amerikan i Shtetit tha në një konferencë për shtyp deklaroi SHBA shpreh ngushëllime për familjet e të gjithëve "me sa duket të vrarë" në bombardimin e objektit për shpërndarje të ndihmave të drejtuar nga Agjencia e KB-së për Ndihmë përRefugjatët Palestinezë (UNRVA).

Një kumtesën  e UNRVA theksohet  se të paktën një anëtar i personelit është vrarë, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit. 

Blinkeni pranoi se nuk i di të gjitha faktet për këtë incident, por konfirmoi se për atë ka biseduar me përfaqësues të armatës izraelite, të cilët i thanë se hetimi për sulmin është në vijom. 

 Sekretari amerikan i Shtetit tha se njerëzit të cilët punojnë për të shpërndarë ndihma humanitare shumë të nevojshme në Rripin e Gazës duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre "në mënyrë sa më të sigurt dhe me vetëbesim".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR