• e hënë, 08 korrik 2024

Blinkeni në Tel Aviv në takime me përfaqësues të opozitës izraelite

Blinkeni në Tel Aviv në takime me përfaqësues të opozitës izraelite

Tel Aviv, 11 qershor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit kryesor të opozitës izraelite në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme me qëllim mbrojtjen e planit të armëpushimit të KB-së për Rripin e Gazës të mbështetur nga Këshilli i Sigurisë së KB-së.

Pas takimeve të djeshme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes Joav Galant, shefi i diplomacisë amerikane sot në mëngjes në Tel Aviv do të bisedojë me Beni Ganc (i cili dha dorëheqje si anëtar i kabinetit ushtarak izraelit) dhe më pas me liderin e opozitës Jair Lapid ku pastaj do të udhëtojë për në Jordani.

Ky është turneu i tetë rajonal i Blinkenit që nga fillimi i luftës në territorin palestinez. Para Izraelit, ai vizitoi Egjiptin dhe u takua me presidentin Abdel Fatah al Sisi.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR