• e diel, 12 janar 2025

Sholci edhe zyrtarisht zgjidhet kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë

Sholci edhe zyrtarisht zgjidhet kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë

Berlin, 11 janar 2025 (MIA) - Socialdemokratët gjermanë (SPD) sot e konfirmuan kancelarin Olaf Sholc si kandidat kryesor të partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shkurt.

Sholci u nominua si kandidat për kancelar nga ana e ekzekutivit të partisë në fund të nëntorit pas një debati të ashpër, njofton DPA.

Para kësaj, partia dy javë ka debatuar publikisht nëse ministri shumë më popullor i Mbrojtjes, Boris Pistorius nuk duhet të prezantohet si kandidat zëvendësues.

Pas humbjes së SPD-së në zgjedhjet evropiane qershorin e vitit të kaluar, Sholci dhe partia u përballën me një goditje tjetër të rëndë me rënien e qeverisë së koalicionit gjerman në muajin nëntor.

Ndryshe nga kandidatura e tij e parë për kancelar në vitin 2021, Sholci këtë herë nuk u zgjodh me votim të fshehtë.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR