Blinkeni dhe Kuleba në Kiev biseduan në piceri
- Ministrat e Punëve të Jashtme të SHBA-së dhe Ukrainës, Entoni Blinken dhe Dmitro Kuleba sot kanë drekuar në Kiev në një piceri të veteranëve të luftës.
- Post By Fami Bajrami
- 20:17, 14 maj, 2024
Kiev, 14 maj 2024 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të SHBA-së dhe Ukrainës, Entoni Blinken dhe Dmitro Kuleba sot kanë drekuar në Kiev në një piceri të veteranëve të luftës.
Kuleba ka takuar Blinkenin në hyrje të picerisë dhe më pas dreka zgjati 40 minuta. Gjatë asaj kohe në hyrje të restorantit ka pasur roje të armatosur.
"Si një njohës i picave si dhe shumica e amerikanëve mendoj se pica këtu është e mrekullueshme. Unë e rekomandoj këtë", tha Blinkeni.
Vizita e paparalajmëruar e sekretarit amerikan të shtetit mëton të sigurojë Kievin për ndihmën ushtarake të Uashingtonit e cila është bllokuar prej muajsh për shkak të kontesteve midis qeverisë dhe opozitës në Kongresin amerikan.
Gjatë vizitës së mëparshme në Kiev shtatorin e kaluar, Blinkeni ka qenë me Kulebën në "Mekdonalds" për të mirëpritur kthimin e këtij brendi në Ukrainë pas mbylljes së saj me fillimin e invazionit rus në shkurt 2022.
Kuleba sot i tha Blinkenit se "disa në media sociale e kritikuan atë që e çoi në Mekdonalds dhe jo në një restorant ukrainas".
"Pra, ne korrigjojmë situatën dhe plotësojmë Mekdonladsin me picerinë që u themelua nga veteranët ukrainas dhe është bërë një vend legjendar", shton shefi i diplomacisë ukrainase.
Pas drekës, Blinkeni shëtiti në një kafene ku u takua me përfaqësues të shoqërisë civile ukrainase.
Foto: MPJ e Ukrainës