• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken - Abazit: Shtëpia e Bardhë mbështetë hapa të prekshëm drejt krijimit të shtetit palestinez

Blinken - Abazit: Shtëpia e Bardhë mbështetë hapa të prekshëm drejt krijimit të shtetit palestinez

Rramallah, 10 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken gjatë vizitës së sotme në Rramallah, si pjesë e përpjekjeve për ndërprerje të luftës në Gazë, presidentit të Administratës palestineze, Mahmud Abaz, i kumtoi se Shtëpia e Bardhë mbështetë "hapa të prekshëm" drejt krijimit të shtetit palestinez, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

"Tajms of Izrael" transmeton se Blinken e prësëriti qëndrimin shumëvjeçar të Uashingtonit se shteti palestinez duhet t'i qëndrojë pranë Izraelit dhe se të dy palët duhet të jetojnë në paqe dhe siguri.

Blinken vërejti "jostabilitet të shtuar" në bregun Perëndimor, ku erdhi deri te vala e sulmeve terroriste kundër izraelitëve dhe operacione të përforcuara të forcave izralite mbrojtëse (IDF) për shkatërrim të Hamasit dhe grupeve të tjera militante.

Gjithashtu, vërejti ai, ka rritje të dhunës së kolonëve ndaj palestinezëve.

Në takimin në Rramallah, presidenti Abaz theksoi se Gaza është pjesë përbërëse e shtetit palestinez dhe nuk duhet të shkëputet si rezultat i luftës së Izraelit me Hamasin, ceket në deklaratën zyrtare të publikuar nga agjencia palestineze VAFA.

Abaz tha se palestinezët nuk guxojnë të zhvendosen nga Gaza apo Bregu i okupuar perëndimor dhe se ka fuqi të kufizuar pas përçarjes me Hamasin në vitin 2007, transmetojnë mediumet britanike.

Ai bëri thirrje për "konferencë ndërkombëtare paqësore në mënyrë që të përfundohet okupimi izraelit i tokës palestineze, me Jerusalemin lindor si kryeqytet, e me atë të arrihet paqe dhe siguri për të gjithë", kumtoi VAFA. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR