• e diel, 06 tetor 2024

Blinken: Është herët të thuhet se si do të zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës

Blinken: Është herët të thuhet se si do të zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës

Uashington, 12 qershor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken deklaroi se është herët të thuhet se si do të zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës dhe se Uashingtoni është i bindur se Kievi do të vazhdojë të ketë sukses në kthimin e territoreve që tani janë nën kontrollin e Rusisë.

Blinken thekson se SHBA është e vendosur të maksimizojë mbështetjen e saj për Ukrainën në mënyrë që ajo të ketë sukses në fushëbetejë.

Ai paralajmëron se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnus, Ukraina do të marrë një pako "të fuqishme" për mbështetje politike dhe praktike.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR