• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bilstrom: I përmbushëm obligimet tona, është koha Turqia të fillojë me ratifikimin

Bilstrom: I përmbushëm obligimet tona, është koha Turqia të fillojë me ratifikimin

Stokholm, 21 qershor 2023 (MIA) - Suedia i përmbushi obligimet e veta të marrëveshjes me Turqinë lidhur me anëtarësimin në NATO, ndërsa tani është koha që Parlamenti turk ta fillojë procesin e ratifikimit, deklaroi ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Bilstrom.

Suedia dhe Finlanda vitin e kaluar, pas invazionit rrus në Ukrainë parashtruan kërkesë për anëtarësim në NATO, duke e braktisur politikën e vet shumëvjeçare të mosangazhimit ushtarak.

Në mars, Turqia e ratifikoi marrëveshjen për inkuadrim të Finlandës në Aleancë, por jo edhe të Suedisë, duke pohuar se në vendin skandinavik janë vendosur anëtarë të Partisë punëtore kurde (PKK), të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

Finlanda zyrtarisht u bë vendi i 31-të i NATO-s më 4 prill.

Anëtaret e tjera u bënë thirrje Hungarisë dhe Turqisë ta ratifikojnë marrëveshjen, me çka Suedia do të bëhet anëtare deri në Samitin e NATO-s, që do të mbahet në Vilnus më 11 dhe 12 korrik. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR